Gruaja djeg flokët dhe fytyrën me një ‘tquila shot’

Kjo është arsyeja pse nuk duhet të përzini alkoolin dhe flakën.

Fun

08/02/2020 21:16

Kamonwan Angsumadisron, 22 vjeçare ishte në një klub nate në Tajlandë duke kaluar qaste të mira me shoqëri. Ata filluan të provonin disa lloje të alkoolit. Pasi që e provon pijen alkoolike me flakë, asaj i rrëshqasin ca pika të alkoolit në fytyrë dhe flaka kap flokët e saj, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.

Tenton ta ndaloj flakën por shenja e djegur në fytyrë i mbetet. Ajo tani po fajëson baristin dhe do të marrë veprime ligjore për të paguar faturat mjekësore të saj.

Kamonwan tha: “Disa thonë që është faji im, kjo mund ti kishte ndodhur çdo kujt dhe jo vetëm mua. Unë dua që ti tregoj baristit që duhet të jap përgjegjësi për atë që ndodhi që njerëzit tjerë të mos lëndohen në të ardhmen”. /Lajmi.net/