Një fëmijë u lëndua në një çerdhe në Lipjan, Policia interviston edukatoren

Një fëmijë të hënën është lënduar në një çerdhe në Lipjan, ndërsa lidhur me këtë Policia ka iniciuar rast dhe ka intervistuar edukatoren. Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës i tha lajmi.net, se të hënën rreth orës 15:00 në stacionin policor në Lipjan është iniciuar një rast lëndim trupor. “Dje rreth…

Lajme

07/10/2025 11:31

Një fëmijë të hënën është lënduar në një çerdhe në Lipjan, ndërsa lidhur me këtë Policia ka iniciuar rast dhe ka intervistuar edukatoren.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës i tha lajmi.net, se të hënën rreth orës 15:00 në stacionin policor në Lipjan është iniciuar një rast lëndim trupor.

“Dje rreth orës 15:00 në stacionin policor në Lipjan është iniciuar një rast lëndim trupor. Ankuesja dhe e dyshuara janë intervistuar. Rasti po trajtohet në procedurë të rregullt përkitazi me udhëzimet e prokororit të shtetit”, ka deklaruar Ahmeti.

Ndërkaq mbetet shqetësuese kjo gjendje kjo pasi edhe javën e kaluar një rast i tillë u lajmërua në Pejë. /Lajmi.net/