Një femër raporton se është droguar e më pas është dhunuar në një motel në Fushë Kosovë

Një rast i rëndë raportohet të ketë ndodhur dje në Fushë Kosovë. Një femër ka kërkua ndihmë mjekësore, pasi ka dhënë se i kanë dhënë alkool dhe drogë dhe më pas është dhunuar në një motel në Fushë Kosovë. Sipas saj, ajo është dhunuar nga dy persona të panjohur, ndërsa më pas është futur me…

Lajme

01/01/2026 10:56

Një rast i rëndë raportohet të ketë ndodhur dje në Fushë Kosovë.

Një femër ka kërkua ndihmë mjekësore, pasi ka dhënë se i kanë dhënë alkool dhe drogë dhe më pas është dhunuar në një motel në Fushë Kosovë.

Sipas saj, ajo është dhunuar nga dy persona të panjohur, ndërsa më pas është futur me forcë në veturë dhe është lënë në rrugë.

Viktima është dërguar në IML për ekzaminim.

“Fushë Kosovë 31.12.2025 – 05:30. Viktima femër kosovare, ka kërkuar ndihmë mjekësore. Sipas viktimës, ajo fillimisht i është dhënë alkool dhe drogë, ku pastaj është dhunuar në një motel nga dy të dyshuar meshkuj të pa njohur. Viktima pastaj me forcë është fut në veture dhe është lënë në rrugë. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në IML për ekzaminim”, thuhet në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/