Një ekip special prej pesë prokurorësh e marrin në hetim rastin e tragjedisë në Koçan

Prokurori publik i Maqedonisë së Veriut ka formuar një ekip prokurorial që do t’i udhëheqë veprimet hetimore lidhur me zjarrin në Koçan. Në ekipin e prokurorisë, siç shkruajnë mediat maqedonase, janë pesë prokurorë nga Koçani, Shtipi dhe Shkupi. Prokurori publik Ljupço Kocevski dhe të gjithë prokurorët, të cilët së bashku me shërbimet tjera kompetente janë…

Lajme

16/03/2025 13:50

Prokurori publik i Maqedonisë së Veriut ka formuar një ekip prokurorial që do t’i udhëheqë veprimet hetimore lidhur me zjarrin në Koçan.

Në ekipin e prokurorisë, siç shkruajnë mediat maqedonase, janë pesë prokurorë nga Koçani, Shtipi dhe Shkupi.

Në zjarrin tragjik në një klub nate në Koçan humbën jetën të paktën 59 të rinj dhe mbi 150 janë lënduar.