Një ekip i tërë nën rrënoja pas tërmetit në Turqi, kërkohet ndihmë për t’i shpëtuar
Tërmeti i fuqishëm i Turqisë ka prekur edhe ekipin e femrave në vollejboll të Hatay. Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një tragjedi në Turqi dhe Siri, transmeton lajmi.net. Një termet me 7.8 magnitude ka goditur zonën e tyre dhe janë regjistruar me mijëra njerëz të vdekur. 14 volejbollistet ndodheshin në pallatin e sporteve në momentin…
Sport
Tërmeti i fuqishëm i Turqisë ka prekur edhe ekipin e femrave në vollejboll të Hatay.
Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një tragjedi në Turqi dhe Siri, transmeton lajmi.net.
Një termet me 7.8 magnitude ka goditur zonën e tyre dhe janë regjistruar me mijëra njerëz të vdekur.
14 volejbollistet ndodheshin në pallatin e sporteve në momentin kur tërmeti goditi Turqinë. “CNN Turk” ka raportuar një apel të bërë nga sportisti Eneshan Can, i cili i bën thirrje të gjithëve të gërmojnë nën rrënoja për të nxjerrë të gjalla volejbollistet.
Disa çaste më parë, u bë e ditur se tre futbollistë u nxorrën të gjallë nga rrënojat, ndërsa një portier është ende në kërkim, por ende asnjë lajm pozitiv për të./Lajmi.net/