“Një ditë tjetër plot me punime”, Abdixhiku shkruan për kryeqytetin: Prishtinën duhet me dashtë, jo veç me lakmu
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shkruar për Prishtinën e punimet që po zhvillohen aty, e për të cilat thotë se janë “plot”. Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “aty ku ka punë ka edhe zhvillim”, derisa i referohet projekteve në kryeqytetin që udhëhiqet nga Përparim Rama, projekte të cilat janë të…

Lajme
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shkruar për Prishtinën e punimet që po zhvillohen aty, e për të cilat thotë se janë “plot”.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “aty ku ka punë ka edhe zhvillim”, derisa i referohet projekteve në kryeqytetin që udhëhiqet nga Përparim Rama, projekte të cilat janë të pakta ato që kanë përfunduar.
“Prishtina, Kryeqyteti ynë. Një tjetër ditë me plot punime. Aty ku ka punë ka dhe zhvillim. Ka dhe të ardhme për të gjithë. Prishtinën duhet me e dashtë, jo veç me e lakmu”, ka shkruar Abdixhiku.
Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Prishtinës edhe në zgjedhjet lokale të 12 tetorit do të jetë kryetari aktual, Përparim Rama.
Projektet dhe punimet e këtij të fundit gjatë 4 vjeçarit të fundit, kritikohen shumë si nga partitë e tjera ashtu edhe nga qytetarët për shkak të disa problematikave me të cilat përballen e një ndër to është edhe komunikacioni shumë i ngarkuar dhe kolonat shumë të gjata. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: