Një ditë para ditëlindjes, Morena e filloi festën me fishekzjarre
Morena filloi të festojë qysh herët.

ShowBiz
Morena Taraku feston ditëlindjen dhe mbush plot 27 vjet jetë, me këtë rast ajo filloi herët festën në shtëpi, shkruan lajmi.net.
Ani pse kësaj radhe feston e mbyllur, këngëtarja nuk do ta harrojë as këtë ditëlindje, ngase e filloi si është më së miri.
Përmes disa videove, Morena shfaqet pranë tavolinës, ku shihen dy torta të ditëlindjes, njëra prej tyre me fotografi të saj.
Ajo nuk preferoi të tregojë se me kë po feston, por në këtë festë të hershme në mesnatë, nuk munguan as fishekzjarret për të.
Morena pritet që së shpejti të rikthehet me këngë të re, pasi tash e një kohë nuk ka qenë aktive në muzikë. /Lajmi.net/