Një ditë me Naim Fetahun: Fushata, jeta private, vdekja e bashkëshortes dhe sfidat e jetës së tij

Naim Fetahu është kandidat për kryetar të Podujevës nga Partia Demokratike të Kosovës.

Lajme

11/03/2020 21:15

Fetahu, i cili është edhe themelues i PDK-së në Podujevë dhe kryetar i kësaj dege, do të përballet në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 15 marsit me Nexhmi Rudari e LDK-së dhe Shpejtim Bulliqin nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kamera e lajmi.net e kishte në fokus në një ditë të plotë fushate atë.


Fetahu na tregoi se si nis ditën e tij në këtë kohë fushate dhe si u kandidua nga partia për të udhëheqjen e qytetarëve të Podujevës.

Nga qendra e shkatërruar e qytetit gjetëm vendim më të përshtatshëm për të folur për Qeverisjen e kryetarit të fundit, Agim Veliut.

Fetahu jeton më tre djemtë e tij, pasi vitet e fundit jeta e ka goditur me një fatkeqësi të rëndë, vdekja  e nga sëmundja e kancerit. Me emocione na rrëfen kohën sa ishin bashkë.

Një moment dramatik ai na tregon edhe për kohën e para luftës së fundit kur klasa tij ishte e para që u helmua nga regjimi i asaj kohe.

Këto dhe detaje të tjera interesant mund t’i ndiqni në storien e realizuar nga Flutura Toplana. /Lajmi.net/

YouTube player