Një dhimbje…dy dështime

Blerta me tepër njihet si milionera pa ditur burimin e saktë të tyre, dhe kjo të bën të besosh se postin mund ta ketë paguar, pasi në një shtet të korruptuar çdo gjë shitet dhe blihet. Një post kaq i rëndësishem si i Ministrit të Integrimeve, në kohën kur vendi ynë po çalon në integrime duhej t"i besohej dikujt me autoritet ndërkombëtar dhe më përvojë diplomatike e jo dikujt anonim dhe pa asnjë karrierë jashtë vendit. Qysh në fillim këto dy ministri pritet edhe më tepër të dështojnë, ashtu siç është e dështuar edhe komplet kjo qeveri.

Opinion

10/11/2016 20:06

Shkruan: Faton Mehmeti

Brenda një jave Kosova u përfshi në kronikat e zeza, së pari vdekja ende misterioze e aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Deharit, pastaj dështimi për tu anëtarësuar  në organizatën ndërkombëtare të policisë kriminale “Interpol”, si dhe ndryshimet në qeveri të cilat më tepër kanë karakter optike, se sa parimor dhe pozitiv.

Vdekja e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, në qendrën e paraburgimit në Prizren, po cilësohet si e dyshimtë nga Prokuroria e Shtetit, pasi fillimisht u konsideroua si vetëvrasje. Drejtori i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Nexhmi Krasniqi, ka deklaruar “ se Astrit Dehari kishte konsumuar barna dhe kishte rënë në komë”  Por  rezultatet e para nga ekspertet vleresojnë se autopsia u bë dhe u konstatua se Astrit Dehari  pësoi nga asfiksia, madje në trupin e viktimës ka disa gërvishje në fyt e duar. Pra Nexhmi Krasniqi duhet të përgjigjet për deklarime të rreme, deklarime të direktuar nga instancat politike duke dëshmuar edhe një herë politizimin e policisë.

Vdekja e Astrit Deharit është përgjegjësi absolute e shtetit, sepse Astriti ka vdekur për aq kohë sa mbahej në burg. Drejtësia për Astritin nuk besoj sdo të vihet asnjëherë, pasi drejtësia ka vdekur përpara Astritit.

Lajmi tjetër i zi për Kosovën vjen nga dështimi i saj në diplomaci, pasi Kosova ka dështuar me u anëtarësuar në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare të sigurisë, në veçanti në organizatën ndërkombëtare të policisë kriminale “Interpol”, mbasi që përpjekjet e saj kanë qenë joserioze.  Kosova edhe në prillin e vitit 2015 ka bërë kërkesë për anëtarësim por deri më sot Interpoli nuk e ka pranuar atë. Këshilli i Përgjithshëm i Interpolit ka refuzuar të gjitha kërkesat për ta vendos si pikë të rendit të ditës në seancë . Diplomacia e Kosovës ka dështuar  me argumentue në pikëpamje juridike e policore të drejtën për anëtarësim në INTERPOL, pasi mendimi këshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe argumentet juridike me rastin e pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA , kanë mundur të shërbejnë si përparësi.  Derisa zyrtaret e Kosovës deklarojnë “  se për anëtarësim në INTERPOL, Kosova nuk duhet me qenë pjesë e OKB’s.” Këtë e përgenjështron INTERPOLI pasi për te qenë pjesë e kësaj organizate nuk është e obliguar të jesh anëtar i OKB-së, por zyrtarë të Interpol theksojnë se lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit janë kushte mjaft të rëndësishme, të cilat Kosova nuk i ka përmbushur prandaj edhe nuk është pranuar. Kjo shpjegon më së miri se sa shumë është zhytur vendi në krim dhe korrupsion .

Pas gjithë këtyre dështimeve qeveria u mundua që të iu hedh hi syve qytetarëve, kinse po bejmë reforma me ndërrime të disa emrave në postet ministrore. Emërimi i deputetes së deritanishme të Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra në postinë Ministre e Integrimeve Europiane, kurse Ferat Shala, që deri tani ishte zëvendësministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ministër i kësaj ministrie,nuk pritet te sjell asgjë pozitive për qytetarët e vendit. Së pari sistemi i korruptuar dhe i dështuar nuk lejon mundësi për të pasur sukses, por edhe këto dy figura si Blertës ashtu edhe Feratit nuk janë të shquar për të garantuar suksese.

Blerta me tepër njihet si milionera pa ditur burimin e saktë të tyre, dhe kjo të bën të besosh se postin mund ta ketë paguar, pasi në një shtet të korruptuar çdo gjë shitet dhe blihet. Një post kaq i rëndësishem si i Ministrit të Integrimeve, në kohën kur vendi ynë po çalon në integrime duhej t”i besohej dikujt me autoritet ndërkombëtar dhe më përvojë diplomatike e jo dikujt anonim dhe pa asnjë karrierë jashtë vendit. Qysh në fillim këto dy ministri pritet edhe më tepër të dështojnë, ashtu siç është e dështuar edhe komplet kjo qeveri.