Një dhëndër i huaj më pak, a po merr fund lidhja e Dua Lipës me vëllain e modeleve të njohura Hadid?

Siç duket një krizë ka kapluar lidhjen mes Dua Lipës dhe Anwar Hadid.

ShowBiz

05/12/2021 18:11

Romanca e Dua Lipës me Anwar Hadid mund të jetë drejt fundit.

Kështu po flitet në mediat botërore prej ditësh dhe dyshimet lindën pasi dyshja prej 6 javësh nuk janë parë bashkë.

Dua ndodhet në Londër duke punuar për albumin ndërsa Anwar në New York.

“Daily Mail” shkruan se një muaj më parë, ata menduan t’i jepnin një pushim marrëdhënies dhe tashmë lidhja e tyre është vërtetë në rrezik.

Lidhja e dyshes nisi në qershor të 2019 dhe që nga atëherë janë parë kudo bashkë ndërsa mbetet të shihet se si do të vazhdojë në të ardhmen.