Një dentiste tregon se si të vendosim maskën në mënyrë më të sigurt

Vendosja e maskave është e detyruar që të mbrohemi nga COVID-19 i cili akoma po infekton njerëzit në mbarë botën.

Lifestyle

11/08/2020 10:00

Që të dalim me maskë është bërë e domosdoshme në vitin 2020. Në transportin publik, gjatë fluturimeve, gjatë prerjes së flokëve apo thjeshtë për të dalë jashtë, njerëzit janë të detyruar që të vendosin maskë në fytyrë, transmeton lajmi.net.

Disa njerëz po krijojnë maskat e fytyrës apo thjeshtë blejnë maska standarde në farmaci. Gjatë blerjes jo të gjitha maskat janë të madhësisë së duhur për të gjithë njerëzit.

Një dentiste ka treguar se si ta bëjmë një maskë për fytyrën të madhësisë së duhur dhe më të sigurt në mënyrë që të mos ketë hapësira anash.

Ajo tregon se maska mund të lidhet në skajet e saj dhe të formohet në formë rrethi në mënyrë që të mos ketë hapësira anash.

Ajo ka shpërndarë videon në TikTok nga e cila mori një shikueshmëri të madhe. Video-n mund ta gjeni në llogarinë #oliviacuidmd në TikTok. /Lajmi.net/