Një çift me fëmijë tentuan të fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës me dokumente false, babai dërgohet në mbajtje

Një çift me fëmijët e tyre janë munduar që nga Aeroporti i Prishtinës për në Vjenë të fluturojnë duke prezantuar leje qëndrim të një shteti tjetër, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Babai është dërguar në mbajtje, ndërsa nëna bashkë me fëmijët në qendrën për punë sociale, shkruan lajmi.net. “ANP Adem Jashari / 15.01.2025…

Lajme

16/01/2025 10:39

Një çift me fëmijët e tyre janë munduar që nga Aeroporti i Prishtinës për në Vjenë të fluturojnë duke prezantuar leje qëndrim të një shteti tjetër, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Babai është dërguar në mbajtje, ndërsa nëna bashkë me fëmijët në qendrën për punë sociale, shkruan lajmi.net.

“ANP Adem Jashari / 15.01.2025 – 11:50. Raportohet se të dyshuarit një mashkull dhe një femër me shtetësi të huaj kanë tentuar që të fluturojnë nga Aeroporti Prishtinë për në Vjenë, duke prezantuar leje qëndrim të një shteti tjetër e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuar femër së bashku me fëmijë në qendrën për punë sociale”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Lajmi.net/