Një burrë rrah një grua në Pejë, identifikohen personat e përfshirë dhe shoqërohen në Polici

Një video e publikuar sot në media, ka paraqitur dhunën e ushtruar nga një burrë drejt një gruaje në Pejë. Në lidhje me këtë rast, Policia e Kosovës ka nisur hetimet. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Sheremet Elezaj i cili ka thënë se personat e përfshirë në rast janë identifikuar dhe…

Lajme

21/10/2026 13:39

Një video e publikuar sot në media, ka paraqitur dhunën e ushtruar nga një burrë drejt një gruaje në Pejë.

Në lidhje me këtë rast, Policia e Kosovës ka nisur hetimet.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Sheremet Elezaj i cili ka thënë se personat e përfshirë në rast janë identifikuar dhe janë shoqëruar në polici.

“Sot me datë 21.10.2026, pas pranimit të një video-incizimi, në të cilin shfaqen pamje që tregojnë ushtrimin e dhunës ndaj një femre, njësitë përkatëse policore kanë ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme hetimore. Gjatë këtyre veprimeve janë identifikuar personat e përfshirë në rast, një burr dhe një gura, të cilët janë shoqëruar në polici. Aktualisht, janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/