“Një burrë më pagoi që të shkoja me gruan e tij, ndërsa ai na shikonte”, çuditë ish-konkurrenti i “Për’puthen”

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Aldo Fetahu, ka befasuar me deklaratat e tij të papritura dhe jashtë çdo norme. Në një rrëfim pa filtra, ai zbuloi se në një moment të jetës ka ushtruar rolin e zhigolosë, madje ka pasur edhe partnere një eskortë. Por pjesa më tronditëse…

ShowBiz

03/06/2025 16:49

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Aldo Fetahu, ka befasuar me deklaratat e tij të papritura dhe jashtë çdo norme.

Në një rrëfim pa filtra, ai zbuloi se në një moment të jetës ka ushtruar rolin e zhigolosë, madje ka pasur edhe partnere një eskortë. Por pjesa më tronditëse mbetet rrëfimi për një përvojë intime të paguar nga një çift:

“Një burrë më pagoi që të kryeja marrëdhënie me gruan e tij, ndërsa ai na shikonte. Erdhi vetë dhe më tha: ‘Kam qejf të të shikoj me gruan time.’ Pa lek nuk bëhet asgjë…”, tha Aldo pa e kursyer detajin.

Kur u pyet nëse ka ushtruar këtë ‘profesion’ edhe në Shqipëri, ai u përgjigj:

“Kam tentuar, por kur pashë që nuk ishte shumë e mirë gjendja financiare, e lashë. Ishte humbje kohe dhe energjie.”

Deklaratat e Aldos kanë ndezur rrjetin dhe pritet të sjellin shumë reagime nga publiku dhe figura të njohura të ekranit.