Një burrë gjendet pa shenja jete në Prishtinë, rasti nën hetime
Një burrë është gjetur pa shenja jete pasditen e së premtes në Prishtinë, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës, shkruan lajmi.net. Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes” dhe…
Lajme
Një burrë është gjetur pa shenja jete pasditen e së premtes në Prishtinë, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës, shkruan lajmi.net.
Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes” dhe po vazhdon të trajtohet nga organet kompetente.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë 22.05.2026-12:50. Është raportuar se viktima m/k, është gjetur pa shenja jete. Në vendim e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet. /Lajmi.net/