Një burrë dërgohet pa shenja jete në spitalin e Pejës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Pejë. Një burrë është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e Spitalit Rajonal. Lidhur me rastin detaje për lajmi.net, ka dhënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Rreth orës 14:00, jemi informuar nga mjekët e spitalit rajonal se një person është sjellur…

Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Pejë.
Një burrë është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e Spitalit Rajonal.
Lidhur me rastin detaje për lajmi.net, ka dhënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 14:00, jemi informuar nga mjekët e spitalit rajonal se një person është sjellur pa shenja jete. Vdekja e tij po dyshohet të ketë ndodhur në rrethana ende të paqarta”, tha Gashi.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe prokurori i rastit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë duke vazhduar”, theksoi Gashi.
Sipas informacioneve që ka Klankosova.tv. viktima rreth moshës 50 vjeçare, ishte duke punuar në një punëtori në momentin kur ndodhi ngjarja fatale.
Por, ende nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe si ka ardhur deri te vdekja e tij.