“Një betejë ekziston”, Baton Haxhiu s’tregon se në cilat komuna ka befasi sipas Exit Poll

Gazetari Baton Haxhiu ka qenë më i rezervuar në dhënien e informacioneve për Exit Poll-in që Albanian Post është duke e realizuar në shtatë komuna. Haxhiu nuk i zbuloi as komunat ku janë duke e zhvilluar Exit Poll-in dhe as ato ku ka befasi derisa paralajmëroi se të gjitha këto do të mësohen në orën…

Lajme

09/11/2025 16:48

Gazetari Baton Haxhiu ka qenë më i rezervuar në dhënien e informacioneve për Exit Poll-in që Albanian Post është duke e realizuar në shtatë komuna.

Haxhiu nuk i zbuloi as komunat ku janë duke e zhvilluar Exit Poll-in dhe as ato ku ka befasi derisa paralajmëroi se të gjitha këto do të mësohen në orën 19:01 në T7.

“Sot në orën 19:01 do t’i kemi rezultatet në shtatë komuna, të cilat janë më kryesoret, nuk po e them në cilat as nuk dua që pastaj dikush si herën e kaluar që të ndërhyjë brutalisht në proces ose t’iu bëjë presion mbi anketuesit dhe do të jem i kujdesshëm që të gjitha gjërat t’i themi në 19:01”.

I pyetur për rezultatet në orën 16:20 nga anketat, Haxhiu tha se aktualisht s’e kanë projeksionin.

“Nuk dua të them në cilat komuna ka ende betejë, por megjithatë është interesant se ku janë shtabet e orientuara dhe një betejë ekziston. Rezultatin e orës 16:00 e kemi, por projeksionin se si do të duket për dy respektivisht tri komuna mund ta themi rreth orës 17:30 atëherë i afrohemi rezultatit final. Edhe pse rezultati mund të jetë më i ngushtë, por s’besoj që do të ketë befasi në orën 16:00”.

Ndërkaq i pyetur për komunën e Mitrovicës së Jugut ku në raundin e parë pati huqje nga Exit Poll-et, Haxhiu tha s’mund të flasë për asnjë komunë.

“Ma kanë ndaluar të flas për këtë herë se në cilat komuna e kemi bërë Exit Poll-in”.