Një aksident me fatalitet dhe një me lëndime brenda 24 orëve vetëm në Prizren

Një 24 orësh i rëndë ka qenë ky i fundit për qytetin e Prizrenit. Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje rreth orës 18:20. Një person derisa po drejtonte automjetin dyshohet se nga pakujdesia ka goditur një këmbësor, të cilit i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa…

Lajme

23/03/2026 09:36

Një 24 orësh i rëndë ka qenë ky i fundit për qytetin e Prizrenit.

Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje rreth orës 18:20. Një person derisa po drejtonte automjetin dyshohet se nga pakujdesia ka goditur një këmbësor, të cilit i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Prizren-Gjakovë, Fsh. Pirane / 22.03.2026 – 18:20.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit  trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport 24 orësh. 

Aksidenti tjetër ka ndodhur gjithashtu në Prizren, ku janë përfshirë dy vetura.

Lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i automjetit zyrtar dhe janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

“Rr. Wiliam Woker, Prizren / 22.03.2026 – 13:15.  Dy vetura janë përfshirë në aksident trafiku në mes vete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i automjetit zyrtar, si dhe janë shkaktuar dëme të vogla materiale”, thuhet në raport 24 orësh. /Lajmi.net/