Një grua humb jetën si pasojë e një zjarri në Shtërpce – Policia jep detaje

Një incident zjarri ka ndodhur sot në lagjen Krsticinë në Shtërpce, ku për pasojë ka humbur jetën një grua 75 vjeçare. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka thënë për lajmi.net se në dhomën ku kishte ndodhur zjarri, ndodhej trupi i pajetë i viktimës. Siç ka njoftuar Veseli, në vendngjarje…

Lajme

24/03/2025 13:26

Një incident zjarri ka ndodhur sot në lagjen Krsticinë në Shtërpce, ku për pasojë ka humbur jetën një grua 75 vjeçare.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka thënë për lajmi.net se në dhomën ku kishte ndodhur zjarri, ndodhej trupi i pajetë i viktimës.

Siç ka njoftuar Veseli, në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit nga Shtërpca dhe ekipi mjekësor nga Qendra e Mjekësisë Familjare, që kanë konstatuar vdekjen.

Trupi i viktimës është dërguar në IML në Prishtinë për autopsi.

“Sot, rreth orës 06:15, kemi pranuar një informatë për një incident zjarri në lagjen Krsticinë në Shtërpcë. Patrulla e policisë pas arritjes në vendngjarje, konstatoi se në dhomën ku kishte ndodhur zjarri ndodhej trupi i pajetë i një gruaje 75-vjeçare. Në vendngjarje kanë arritur edhe zjarrfikësit nga Shtërpca dhe ekipi mjekësor nga Qendra e Mjekësisë Familjare, të cilët konstatuan vdekjen e viktimës. Në vendngjarje kanë dalë ekipet përkatëse të hetimit rajonal, forenzika dhe ekspertët e zjarrit. Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të prokurorit, dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi”, tha Veseli.

Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, por që rasti po hetohet. /Lajmi.net/