Një 74 vjeçar në Prizren gjendet pa shenja jete, Policia po e heton vdekjen

Një 74 vjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Pouskë të Prizrenit, sot rreth orës 11:00. Lajmin për këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi. Ai ka thënë se është iniciuar rasti “hetim i vdekjes” “Sot, më 24.06.2025, rreth orës 11:00, është raportuar se në fshatin Pouskë është gjetur pa…

Lajme

24/06/2025 21:50

Një 74 vjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Pouskë të Prizrenit, sot rreth orës 11:00.

Lajmin për këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi.

Ai ka thënë se është iniciuar rasti “hetim i vdekjes”

“Sot, më 24.06.2025, rreth orës 11:00, është raportuar se në fshatin Pouskë është gjetur pa shenja jete një person mashkull, 74-vjeçar. Policia ka dalë në vendngjarje dhe është njoftuar prokurori i shtetit. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Lidhur me rastin është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”, ka thënë Bytyqi.