Një 60 vjeçar i vdekur si pasojë e aksidentit në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë

Një aksident trafiku  me pasojë  fataliteti  ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë . Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se aksidenti ka ndodhur në fshatin Doberllukë. Tutje njoftoj se në  aksident janë  përfshirë   një  veturë dhe një  kamion, ku si pasojë  e…

Lajme

18/09/2024 13:20

Një aksident trafiku  me pasojë  fataliteti  ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë .

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se aksidenti ka ndodhur në fshatin Doberllukë.

Tutje njoftoj se në  aksident janë  përfshirë   një  veturë dhe një  kamion, ku si pasojë  e lëndimeve të  pësuara në aksident ka humbur  jetën shoferi i veturës viktima rreth 60 vjeçar

“Aksident trafiku me fatalitet Rreth orës 11:55,është raportuar për një aksident trafiku  me pasojë  fataliteti  i shkaktuar  në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë  përkatësisht në fshatin Deberlluke. Në  aksident janë  përfshirë   një  veturë dhe një  kamion, ku si pasojë  e lëndimeve të  pësuara në aksident ka humbur  jetën shoferi i veturës viktima rreth 60 vjeçar.  Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për  aksidentin”, ka thënë Zahiti./Lajmi.net/