Një 35-vjeçar në Shtime gjeti para dhe i dorëzoi në Polici, kërkohet pronari i tyre

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten e kaluar një qytetarë nga Shtimja ka dorëzuar në polici para të gjetura. Qytetari V. Pajaziti, 35-vjeçar, në një lokal në Shtime i ka gjetur një shumë të caktuar të parave dhe ato i ka dorëzuar në Stacionin e Policisë në Shtime. Ndërkaq Policia ka bërë thirrje…

Lajme

08/10/2024 14:32

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten e kaluar një qytetarë nga Shtimja ka dorëzuar në polici para të gjetura.

Qytetari V. Pajaziti, 35-vjeçar, në një lokal në Shtime i ka gjetur një shumë të caktuar të parave dhe ato i ka dorëzuar në Stacionin e Policisë në Shtime.

Ndërkaq Policia ka bërë thirrje që pronari i tyre të paraqitet në Stacionin e Policisë.

“Me datën 04.10.2024 rreth orës 14:00 qytetari V.Pajaziti i moshës 35 vjeçar nga Shtimja , në një lokal në Shtime i ka gjetur një shumë të caktuar të parave dhe ato i ka dorëzuar në stacionin e policisë në Shtime. Lusim pronarin/en e vërtetë të parave të humbura të paraqiten në stacionin e policisë në Shtime nga e hëna deri të premtën, prej orës 08:00-16:00 dhe ti tërheqë paratë e humbura. Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin V.Pajaziti për gjestin e tij human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të parave të gjetura në stacionin e policisë”, thuhet në njoftimin e policisë. /Lajmi.net/