Një 3-vjeçar aksidentohet në Skenderaj, po trajtohet në Spitalin e Mitrovicës

Një fëmijë i moshë 3- vjeç është aksidentuar në Skenderaj të mërkurën. Ai aktualisht është duke u trajtuar në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Mitrovicës. Zëdhënësi i këtij spitali, Shpend Fazliu ka bërë të ditur se rasti është pranuar në ora 15:05 minuta dhe se ekipet mjekësore po kryejnë ekzaminimet e nevojshme mjekësore. “Ekipi Emergjent…

Lajme

13/05/2026 17:19

Një fëmijë i moshë 3- vjeç është aksidentuar në Skenderaj të mërkurën.

Ai aktualisht është duke u trajtuar në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Mitrovicës.

Zëdhënësi i këtij spitali, Shpend Fazliu ka bërë të ditur se rasti është pranuar në ora 15:05 minuta dhe se ekipet mjekësore po kryejnë ekzaminimet e nevojshme mjekësore.

“Ekipi Emergjent bashkë me ekipet tjera mjekësore të Radiologjisë dhe Ortopedisë po kryejnë ekzaminimet e nevojshme mjekësore. Aktualisht po i bëhet Ct për të vlerësuar gjendjen shëndetësore”, ka thënë Fazliu.