Një 19 vjeçar i vdekur nga të shtënat me armë në Vushtrri, Policia jep detaje nga rasti
Të shtëna me armë zjarri ka pasur sot rreth orës 20:35 minuta në rrugën “Galip Badivuku”, në qytetin e Vushtrrisë. Nga këto të shtëna, i vdekur ka mbetur një 19 vjeçar, shkruan lajmi.net. Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Ai ka thënë se njësitet…

Lajme
Të shtëna me armë zjarri ka pasur sot rreth orës 20:35 minuta në rrugën “Galip Badivuku”, në qytetin e Vushtrrisë.
Nga këto të shtëna, i vdekur ka mbetur një 19 vjeçar, shkruan lajmi.net.
Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai ka thënë se njësitet policore janë në kërkim të personit të dyshuar.
“Rreth orës 20:35 min policia ka pranuar informatën për të shtëna nga arma e zjarrit, ngjarja ka ndodhur në rrugën ” Galip Badivuku” ne Vushtrri. Nga hetimet fillestare behet e ditur se si pasojë e plagëve të pësuara nga arma e zjarrit ka humbur jetën viktima mashkull/ kosovar rreth 19 vjeçar. Njësitet përkatëse policore ndodhen ne vendin e ngjarjes dhe janë në kërkim të personit të dyshuar”, ka thënë Zahiti për lajmi.net. /Lajmi.net/