“Niveli i spiunazhit të Serbisë  në Kosovë shkon deri në Qeveri“ – Mehmetaj i bindur, por thotë se i mungojnë faktet

Gazetari Lirim Mehmetaj, është shprehur i bindur se niveli i spiunazhit të Serbisë në Kosovës shkon deri te nivelet e Qeverisë së Kosovës. “Jam i bindur por skam fakte sa me i raportu, se Niveli i spiunazhit të Serbisë  në Kosovë shkon deri në Qeveri, jam krejtësisht i bindur”, tha Mehmetaj në “Debat Plus”. Mehmetaj…

Lajme

27/06/2024 22:44

Gazetari Lirim Mehmetaj, është shprehur i bindur se niveli i spiunazhit të Serbisë në Kosovës shkon deri te nivelet e Qeverisë së Kosovës.

“Jam i bindur por skam fakte sa me i raportu, se Niveli i spiunazhit të Serbisë  në Kosovë shkon deri në Qeveri, jam krejtësisht i bindur”, tha Mehmetaj në “Debat Plus”.

Mehmetaj tha se është e rëndësishme që figura të rëndëisshme brenda sistemit në Kosovë duhet të demaskohen nga institucionet e sigurisë.

“Unë ka me kuptu se qekjo ndërmarrje e zbulimit të spiunëve kur t’i shohim figurat e rëndësishme brenda sistemit duke u demasku. Po gëzohem që i paskan në survejim, pikat shqiptare të lidhjes së tij se pa dyshim ka shumë. Pas vitit 2004, të trazirave, Serbia ka humb shumë prej resurseve të veta në Kosovë. BIA e ka pasur një operacion Ringjallja, një prej elementeve ka qenë rikonstaktimi, i personave që kanë qenë më herët, apo nëse nuk janë më ata i familjarëve të tyre për me rifunksionalizu rrjetin që e kanë pasur në Kosovë. Një pjesë e atyre e di që janë me role të rëndësishme në Kosovë. Shpresoj që AKI ka me zgjeru hetimin edhe vet dhe ka me qenë funksionale”, tha ai.