Niveli i detit po rritet, shkencëtarët paralajmërojnë gjëra të frikshme
Deri më tani thuhej se niveli në detet e botës do të rritej me një maksimum prej vetëm një metër deri në vitin 2100. Por studimi i ri, bazuar në mendimet e ekspertëve, parashikon që niveli i vërtetë mund të jetë rreth dyfishi i asaj shifre.
Bota
Kjo mund të çojë në zhvendosjen e qindra miliona njerëzve, thonë autorët.
Çështja e rritjes së nivelit të detit ishte një nga çështjet më të diskutueshme të ngritura nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC), kur botoi raportin e pestë të vlerësimit në vitin 2013.Aty thuhej që ujërat globale do të rriteshin midis 52 dhe 98 cm deri në 2100.
Shumë ekspertë besojnë se ky ishte një vlerësim shumë konservativ, përcjell Top Channel.
Shkencëtarët e akullit janë gjithashtu të shqetësuar se modelet që aktualisht përdoren për të parashikuar ndikimin e fletëve të mëdha të akullit në nivelet e detit nuk kapin të gjitha paqartësitë rreth asaj se si këto janë duke u shkrirë.