Nitaj: MPJ duhet të reagoj për Haradinajn

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka thënë se Ministria e Punëve të Jashtme do të duhej të reagonte për kryetarin e partisë së tij, Ramush Haradinaj.

Lajme

06/06/2016 17:45

Haradinaj u akuzua sot nga ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë për përfshirje në Grupin e Kumanovës. AAK-ja ka reaguar duke mohuar një gjë të tillë në emër të kreut të saj, por Nitaj tash po kërkon nga MPJ-ja që të reagoj duke kërkuar sqarim nga ambasadori i Maqedonisë në Prishtinë, transmeton lajmi.net

Postimi i plotë i Nitajt:

Pse nuk reagon Ministria e Jashtme për Haradinajn

Ministria e Jashtme e Kosovës do të duhej të kërkonte sqarim nga amabdadori i Maqedonisë në Prishtinë, për deklaratat e Ministrit Maqedonas të Punëve të Brendshme, për siç thuhet, përzierjen e Haradinajt dhe njerëzve të tij, në ngjarjet e Kumanovës.

Ministria e Jashtme e ka për detyrë tu vihet në mbrojtje qytetarëve të saj, aq më tepër kur ata janë politikanë me influencë, e kur akuzohen e atakohen kaq rëndë e me pa të drejtë e duke u shpifur kundër tyre.

Është e çuditshme dhe krejtësisht e papranueshme heshtja e Ministrisë së Jashtme të Kosovës, e cila ka ditur të reagojë edhe për ngjarje krejt të parëndësishme e banale, e nuk reagon për sulme kaq të hapura kundër Kosovës e njerëzve të saj të devotshëm.

Ministria e Jashtme është e Kosovës dhe jo e padronëve politik, dhe detyra e saj është që t’i mbrojë të gjithë qytetarët e vet, duke përfshirë edhe kundërshtarët politik. Se çka deklarojnë ministrat e kriminalizuar në Maqedoni, nuk është fare shqetësuese, por shqetësuese është mosvperimi i Ministrisë së Jashtme të Kosovës, e cila me veprimet ose mosveprimet e veta, po e vendos Shtetin e Kosovës në pozitë inferioriteti!