AAK kërkon marrëveshje politike për zgjedhje të parakohshme

Në kohën kur koalicioni qeverisë PDK-LDK janë duke u angazhuar në procesin zgjedhjes së Presidentit të vendit, kandidatë serioz për këtë postë deri më tani është Hashim Thaçi, nga partitë opozitare kërkohet që kjo çështje të tejkalohet dhe me një marrëveshje politike të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Lajme

03/02/2016 14:49

Anëtari i kryesisë dhe zëdhënësi  i AAK-së, Muharrem Nitaj ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme për të tejkaluar krizën politike.

Nitaj në një postim në Facebook, ka shkruar se Presidentit i vendit duhet të zgjidhet nga populli, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë i Nitajt: 

Lufta për presidentin!

Lidershipi politik i këtij vendi, duhet ta përfundojë sagën e zgjedhjes problematike të presidentëve. I kemi pasur dy presidentë të përmbysur nga Gjykata Kushtetuese dhe një tjetër që na ka ardhur me zarf.

Ende nuk ka asnjë informacion se kur do të zgjedhet presidenti. Ajo që do të duhej të ndodhte është që të ketë një marrëveshje politike për të dalë nga kriza dhe për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. Kjo marrëveshje do të mund të shërbente si momentum që të ndryshohet edhe mënyra e zgjedhjes së presidentit, dhe që ai të zgjedhej me votë popullore.

Lidershipi politik i këtij vendi, duhet ta përfundojë sagën e zgjedhjes problematike të presidentëve. I kemi pasur dy presidentë të përmbysur nga Gjykata Kushtetuese dhe një tjetër që na ka ardhur me zarf.

Pse të mos kalojë zgjedhja e presidentit te populli. Nëse ka një marrëveshje politike, atëherë leht mund të bëhën edhe ndryshimet e nevojshme të kornizës ligjore.