Nissan sjell veturën e rekordeve

Ekzistojnë vetura që e kanë rrëmbyer zemrën e pasionantëve qysh në lansimin e tyre, duke demonstruar se mund të garojnë barabartë me të gjitha veturat super-sportive, që veç ishin prezente në shitje. Njëra prej tyre pa dyshim është edhe Nissan GT-R, një super veturë me ultra teknologji nga Japonia, e prodhuar në vitin 2007, por…

Auto & Tek

09/12/2013 06:00

Ekzistojnë vetura që e kanë rrëmbyer zemrën e pasionantëve qysh në lansimin e tyre, duke demonstruar se mund të garojnë barabartë me të gjitha veturat super-sportive, që veç ishin prezente në shitje.

Njëra prej tyre pa dyshim është edhe Nissan GT-R, një super veturë me ultra teknologji nga Japonia, e prodhuar në vitin 2007, por që po perfeksionohet çdo vit, duke u bazuar në këshillat e poseduesve të kësaj katër-rrotëshe fantastike.

Për ata që e duan një model edhe më të shpejtë dhe ekskluziv, po arrin i riu Nissan GT-R Nismo, version që i takon divizionit sportiv të kompanisë japoneze, i aftë ta shënojë një rekord të kohës edhe në qarkun legjendar gjerman të Nurburgringut. Kjo veturë do të dalë në shitje në tregun japonez në muajt e parë të vitit 2014, ndërsa çmimi i tij do të jetë 150,000 euro.