Nisma për Kosovën, mbajti Kuvendet Zgjedhore në Viti dhe Kllokot

Nisma për Kosovën, sot ka mbajtur Kuvendet zgjedhore në Viti dhe në Kllokot, ku janë zgjedhur organet drejtuese të degëve, këshillat e degëve, dhe delegatët për Kuvend Qendror zgjedhor të Nisma që do të mbahet më 25 qershor në Prishtinë.

Lajme

19/06/2016 16:45

Të pranishëm në mbajtjen e kuvendeve zgjedhore në Viti dhe Kllokot,  ishin kryetari i Nisma’s,  Fatmir Limaj, sekretari Bilall Sherifi, shefja e Grupit Parlamentar të Nisma’s, Valdete Bajrami dhe nga kryesia e Nisma’s,  Selvie Rexhepi dhe Endrit Shala.

Delegatëve të NISMA’s në Viti dhe Kllokot, me nga një fjalë rasti u janë drejtuar kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, dhe Daut Xhemajli, udhëheqës i degës së Nismës  në Viti.

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, dhe folësit tjerë në këtë Kuvend, para delegatëve garantuan mbështetje të fuqishme për strukturat e Nismës  në këto dy degë të rëndësishme, me qëllimin më të mirë që Vitia dhe Kllokoti të qeverisen nga njerëz të përkushtuar.

Ndërsa, Daut Xhemajli nga Nisma në Viti, falënderoi të gjithë për mbështetjen e dhënë për degën e Nisma’s në Viti. Xhemajli tha se, të bashkuar do të punojmë për të mirën e qytetarëve në Viti dhe në Kllokot.