Nisma pa ndonjë qëndrim për seancën e nesërme

Gjykata Kushtetuese më 8 tetor ka publikuar aktgjykimin e plotë pas ankesës së Listës Serbe lidhur me konstituimin e Kuvendit. Gjykata ka thënë se Kuvendi nuk është konstituuar, ndërsa ka dhënë 12 ditë afat për deputetët që të përfundojnë procesin e konstituimit. Afati prej 12 ditësh ka nisur të rrjedhë prej ditës kur aktgjykimi i…

Lajme

09/10/2025 19:03

Gjykata Kushtetuese më 8 tetor ka publikuar aktgjykimin e plotë pas ankesës së Listës Serbe lidhur me konstituimin e Kuvendit.

Gjykata ka thënë se Kuvendi nuk është konstituuar, ndërsa ka dhënë 12 ditë afat për deputetët që të përfundojnë procesin e konstituimit.

Afati prej 12 ditësh ka nisur të rrjedhë prej ditës kur aktgjykimi i plotë u publikua në faqen zyrtare të gjykatës – më 8 tetor.

E nesër mbahet seanca e radhës mirëpo nga Nisma Socialdemokrate e Kosovës nuk kanë ndonjë qëndrim zyrtar se si do të veprojnë.

Deputetja nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku thotë se vendimin do ta marrin sonte vonë ose nesër para seancës.

”Sonte do të takohemi me kryetarin Limaj, vendimarrje për votim nuk kemi sepse nuk jemi takuar ende, përndryshe vendimin e Gjykatës e respektojmë” ka thënë Izmaku për Indeksonline.

Seanca mbahet nga ora 10:00.