Nisma nuk merr pjesë në seancën e orës 11 e as nuk ka votë për Konjufcën
Deputetja e Nismës, Arbëreshë Krasniqi sot para mediave ka treguar se nuk do të marrin pjesë në seancën e orës 11:00 dhe se të njëjtit nuk kanë votë për Qeverinë Konjufca 1. Ajo ka thënë se gjatë këtyre 10 muajve, Nisma dhe Limaj ishin konstruktiv për t’i dhënë Kosovës mundësi për të bërë më të…
Lajme
Deputetja e Nismës, Arbëreshë Krasniqi sot para mediave ka treguar se nuk do të marrin pjesë në seancën e orës 11:00 dhe se të njëjtit nuk kanë votë për Qeverinë Konjufca 1.
Ajo ka thënë se gjatë këtyre 10 muajve, Nisma dhe Limaj ishin konstruktiv për t’i dhënë Kosovës mundësi për të bërë më të mirën për qytetarët, por thotë se nuk ka ndodhur si rezultat i pagatishmërisë së VV-së dhe Kurtit.
“Nisma nuk do të marr pjesë në këtë seancë sot në ora 11:00 dhe aryset pse nuk marrim pjesë janë tejet kuptimplota. Është seancë e thirrur jashtë normave ligjore, nuk i plotëson rregullat e punës së Kuvendit dhe sigurisht që një gjë e tillë dhe një çështje kaq e rëndësishme siç është buxheti të bie ndesh me rregulloren e Kuvendit, Nisma nuk ka votë për këtë pjesë. Nëse dikush ose një subjekt politik shqiptar në Kosovë i ka dhënë mundësi bashkëpunimi V-së për të konstituuar Kuvendin dhe për të pas Qeverinë, është vetëm Nisma. Nëse dikush ka bërë thirrje të vazhdueshem që të kemi unifikim e unitetit dhe të ulemi bashkë e të bisedojmë për t’i dhënë Kosovës institucione është Limaj. Prandaj, kjo nuk ka ndodhur dhe si rezultat i kësaj normalisht që Nisma nuk do të ketë votë dhe nuk do të merr pjesë as në seancën e orës 11:00 as në atë të orës 14:00”, ka thënë Krasniqi para mediave.
Ajo ka thënë se nuk ka votë për Konjufcën pasi nuk ka pas vullnet e as gatishmëri për të krijuar shumicën parlamentare në Kuvend.
“Nuk kemi votë për këto dy seanca, sepse mendojmë se edhe kjo është jolegjitime dhe nuk ka pas vullnet as gatishmëri për të krijuar shumicën parlamentare në Kuvend dhe si rezultat i kësaj nuk mund të ketë votë për mandatarin e dytë. Nisma nuk ka pas anjë bashkëpunim e as takim në këtë kohë, nuk ka pranuar asnjë ftesë nga VV për të pas votë për të mandatuarin e dytë dhe Nisma nuk ka qenë e gatshme për të ardh deri te vota për formimin e Qeverisë”, ka thënë Krasniqi. /Lajmi.net/