NISMA lë të hapur bashkëpunimet, Shala i sigurt për rikthimin e Limajt në Kuvend
Endrit Shala ka dalë me një reagim publik lidhur me pozicionin politik të NISMËS dhe drejtimin që kjo parti do të marrë para zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Në deklarimin e tij, Shala ka theksuar se subjekti politik që ai përfaqëson nuk ka mbyllur dyert për asnjë formë bashkëpunimi dhe ka treguar gatishmëri të përgjigjet me…
Lajme
Endrit Shala ka dalë me një reagim publik lidhur me pozicionin politik të NISMËS dhe drejtimin që kjo parti do të marrë para zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Në deklarimin e tij, Shala ka theksuar se subjekti politik që ai përfaqëson nuk ka mbyllur dyert për asnjë formë bashkëpunimi dhe ka treguar gatishmëri të përgjigjet me korrektësi ndaj çdo kërkese për bashkim.
Ai tha se, pavarësisht kësaj hapësire bashkëpunimi, NISMA nuk ka ndërmend të largohet nga rruga dhe vizioni i saj politik. “Nuk e mbyllëm derën për askënd, iu përgjigjëm me respekt e pozitivisht atyre që deshën bashkim forcash. Por ne as nuk do ta ndalim rrugën tonë,” shkroi Shala.
Duke folur për të ardhmen politike të partisë, Shala është shprehur i sigurt se Fatmir Limaj dhe NISMA do të rikthehen në Kuvend në legjislaturën e ardhshme
“Fatmir Limaj dhe NISMA do të jenë në Kuvendin e Kosovës, aty ku e kërkon vullneti i njerëzve tanë, i përkrahësve tanë të palëkundur. Shihemi në Kuvendin e Republikës së Kosovës!”, përfundoi Shala në një shkrim në Facebook.