NISMA e konfirmon se kanë pranuar ftesë nga presidentja, i përgjigjen pozitivisht

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar partitë parlamentare në një takim konsultativ lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Takimi është thirrur të mbahet në orën 10:30, raporton lajmi.net Derisa LDK-ja ka konfirmuar pjesëmarrjen, edhe NISMA ka njoftuar për lajmi.net se do të marrë pjesë në konsultimet e Presidentes. “Kemi marre ftese…

Lajme

19/11/2025 23:07

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar partitë parlamentare në një takim konsultativ lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Takimi është thirrur të mbahet në orën 10:30, raporton lajmi.net

Derisa LDK-ja ka konfirmuar pjesëmarrjen, edhe NISMA ka njoftuar për lajmi.net se do të marrë pjesë në konsultimet e Presidentes.

“Kemi marre ftese dhe do te jemi prezent”, tha Izamku për lajmi.net

Pritet që pas këtij takimi të përcaktohet data zyrtare e zgjedhjeve, pas dështimit të formimit të qeverisë në dy tentativa radhazi./Lajmi.net/