“NISMA e gatshme ta ndihmojë vendin” – Fatmir Limaj merr pjesë me video-thirrje në takimin më Presidenten, Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po vazhdon më takimet “veça-veç” më liderët e partive politikë për të gjetur një zgjidhje për të ndalë nga ngërçi që e ka kapluar tash e disa muaj Kuvendin e Kosovës. NISMA e ka konfirmuar për Lajmi.net pjesëmarrjen në takim me Presidenten edhe pse kryetari Fatmir Limaj ndodhet jashtë vendit…

Lajme

03/07/2025 15:48

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po vazhdon më takimet “veça-veç” më liderët e partive politikë për të gjetur një zgjidhje për të ndalë nga ngërçi që e ka kapluar tash e disa muaj Kuvendin e Kosovës.

NISMA e ka konfirmuar për Lajmi.net pjesëmarrjen në takim me Presidenten edhe pse kryetari Fatmir Limaj ndodhet jashtë vendit ai do të kyçet përmes video-thirrjes në këtë takim.

Deputetja e NISMA-s, Xhevahire Izamku i tha Lajmi.net së takimi mes Osmanit dhe Limajt do të zhvillohet më fillim nga ora 16:40.

“Z. Fatmir Limaj është ftuar në takimin e sotëm të thirrur nga Presidentja dhe, ndonëse nuk ndodhet aktualisht në Kosovë, ai do të marrë pjesë përmes video-thirrjes në orën 16:40″, tha Izmaku për lajmi.net.

Tutje ajo shtoi së NISMA është gjithmonë e gatshme të merr pjesë në takime të tilla që i kontribuojnë vendit për arritjen e një marrëveshje për të dalë nga kjo situatë.

“Ne si Nismë Socialdemokrate e kemi parë gjithmonë si të rëndësishme pjesëmarrjen në procese që ndihmojnë në tejkalimin e krizës institucionale dhe jemi të bindur se me përkushtim dhe vullnet politik, vendi do të dalë së shpejti nga ky ngërç. Kosova ka nevojë për institucione funksionale dhe zgjidhje te ngerqit sa me pare dhe ne jemi të gatshëm të kontribuojmë në këtë drejtim”, tha ajo.

Këto takime janë duke u zhvilluar në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik që ka bllokuar konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës, si dhe për të krijuar hapësirë për dialog politik mes subjekteve parlamentare.

E njëjta mbajti takime dje edhe me liderët e partive politike kryesore në vend./Lajmi.net/