Nisma do të jetë konkurrent serioz në zgjedhje
Fatmir Limaj thotë se në Nisma janë të gjithë ata njerëz që nuk kanë qenë të angazhuar apo që nuk kanë pasur hapësirë të mjaftueshme në partitë që kanë qenë më parë. Thotë Kosova nuk ka nevojë për repriza dhe Nisma, sipas tij, nuk është e tillë.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/media/image/201403/full/Fatmir-Limaj.jpg)
Lajme
Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, thotë se nëse dikush ka menduar që në Nismë do të vijnë emra të njohur, atëherë kjo gjë është gabim.
Në një intervistë dhënë për “Epoka e Re”, Limaj thotë se në Nisma janë të gjithë ata njerëz që nuk kanë qenë të angazhuar apo që nuk kanë pasur hapësirë të mjaftueshme në partitë që kanë qenë më parë.
“Duam të krijijmë një subjekt politik i cili ecën sigurt, me mbështetjen e të gjithë atyre djemve dhe vajzave që kanë energji potencial intelektual dhe gatishmëri për të ndryshuar për të mirë gjendjen në vendin e tyre”.
“Nëse dikush ka menduar se ne do të sjellim emra të njohur të skenës politike nga një grup tjetër politik, atëherë ata kanë gabuar”.
“Jemi të interesuar t’i ofrojmë njerëzit të cilët kanë qenë të paangazhuar ose të cilët nuk kanë pasur hapësirë të mjaftueshme aty ka kanë vepruar të jenë pjesë e vendimmarrjes, organizmit dhe zërit të Nismës”.
“Tashmë për një kohë të gjatë nëpër partitë politike po shkëmbehen të njëjtit njerëz pra nuk ka nddhur asgjë e re, vetëm po bëhet reprizë. Kosova nuk ka nevojë për repriza të tilla”.
Por, Fatmir Limaj nuk mohon se të interesuar për të ju bashkuar forcës së tij politike kanë qenë disa deputetë, por që preferon të mos i zbulojë emrat.
Duke folur për elektoratin të cilin synon, ai thotë se nuk ndan njerëzit në bazë të elektoratit. Ai synon të marr votën e të gjithë qytetarëve, pavarësisht cilës parti i kanë takuar dje.
“Interesim kanë shfaqur një numër i madh i deputetëve. Mbi dhjetë deputetë. I respektojmë dhe vlerësojmë të gjithë ata që kanë shprehur dëshirën për ta ardhur në Nismë”.
“Vizioni i Nismës për Kosovën nuk ndan qytetarë. Koncepti ynë politik është që nesër në zgjedhje, çdo qytetar i këtij vendi pa dalin se cilës parti i ka takuar dje, t’i bashkohet Nismës për Kosovën”.
Limaj thotë se peshën e Nismës në skenën politike do ta vendosin qytetarët. Ai thotë se koalicionet pas zgjedhore do të bëhen në bazë të disa parimeve.
“Do të jemi një forcë serioze në skenën politike të Kosovës, por për peshën tonë politike do të vendosin qytetarët”.
“Tani për tani jemi të fokusuar në forcimin e partisë në terren. Sa i përket koalicioneve, është vota e qytetarëve që e përcakton, por ne do të funksionojmë mbi bazën e disa parimeve, vlerave të cilat do t’i shpalosim në fushatën elektorale”.
I pyetur se kush do të jetë kandidat i Nismës për Kryeministër, Fatmir Limaj tha se pasi t’i fitojnë zgjedhjet, qytetarët do të kenë një përgjigje për këtë pyetje.
“Nëse ata i besojnë Nismës për të drejtuar vendin, atëherë Nisma e ka përgjigjen pas zgjedhjeve”, tha Fatmir Limaj për “Epoka e Re”.