Nisin vizitat e familjarëve te Thaçi – Vëllezërit e vizitojnë ish-presidentin në zyrat e EULEX-it
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas vizitës dje tek varri i babait të ndjerë ka qëndruar në Kosovë në objektin e EULEX-it. Në këto zyra sot ai është vizituar nga tre vëllezërit e tij. Vëllezërit e ish-presidentit, Gani, Blerim dhe Idriz Thaçi janë futur në zyrat e EULEX-it për të parë ish-presidentin e Kosovës, Hashim…

Lajme
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas vizitës dje tek varri i babait të ndjerë ka qëndruar në Kosovë në objektin e EULEX-it.
Në këto zyra sot ai është vizituar nga tre vëllezërit e tij.
Vëllezërit e ish-presidentit, Gani, Blerim dhe Idriz Thaçi janë futur në zyrat e EULEX-it për të parë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Thaçin sot do ta vizitojë familja për t’i shprehur ngushëllime për vdekjen e babait, e më pas ai do të kthehet në Hagë.
Gjykata e Hagës tha se vizita është aprovuar për “arsye bindëse humanitare”.
“Trupi gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë të mbikëqyrur në Kosovë për Hashim Thaçin që t’i bëjë nderimet dhe të jetë me familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në kujdestari nga Dhomat e Specializuara”, ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatë Speciale, Michale Doyle./Lajmi.net/