​Nisin punimet për restaurimin e Galerisë Kombëtare të Kosovës

Kanë nisur punimet për restaurimin e Galerisë Kombëtare të Kosovës, institucioni qendror i artit pamor në vend. Kështu ka njoftuar ministri në detyrë i Kulturës dhe Sportit, Hajrulla Çeku. Sipas Çekut, ky investim i rëndësishëm do të mundësojë përmirësimin e kushteve funksionale dhe teknike të objektit, duke krijuar një hapësirë moderne dhe të përshtatshme për…

Lajme

19/05/2025 19:12

Kanë nisur punimet për restaurimin e Galerisë Kombëtare të Kosovës, institucioni qendror i artit pamor në vend. Kështu ka njoftuar ministri në detyrë i Kulturës dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Sipas Çekut, ky investim i rëndësishëm do të mundësojë përmirësimin e kushteve funksionale dhe teknike të objektit, duke krijuar një hapësirë moderne dhe të përshtatshme për ekspozim, krijimtari dhe aktivitete artistike.

“Përkushtimi ynë për zhvillimin dhe modernizimin e infrastrukturës kulturore po konkretizohet në terren, me projekte të mirëplanifikuara dhe me ndikim afatgjatë për komunitetin artistik dhe publikun”, ka shkruar Çeku në Facebook.