Nisin punimet për ndërtimin e rrethit në rrugën Prishtinë-Gjilan

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se kanë nisur punimet për ndërtimin e rrethit në dalje të rrugës Prishtinë-Gjilan. Rama, përmës një postimi në Facebook, shkroi se kjo ndërhyrje do të funksionalizojë më mirë rrugët Nekibe Kelmendi, Richard Holbrooke dhe Xhevat Qena. “Një nga nyjet më të ngarkuara të Kryeqytetit po merr zgjidhjen që…

Lajme

12/03/2026 17:20

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se kanë nisur punimet për ndërtimin e rrethit në dalje të rrugës Prishtinë-Gjilan.

Rama, përmës një postimi në Facebook, shkroi se kjo ndërhyrje do të funksionalizojë më mirë rrugët Nekibe Kelmendi, Richard Holbrooke dhe Xhevat Qena.

“Një nga nyjet më të ngarkuara të Kryeqytetit po merr zgjidhjen që i ka munguar prej vitesh. Kemi filluar punimet për ndërtimin e rrethit te Gorenja, një ndërhyrje që do ta funksionalizojë daljen nga Prishtina drejt Gjilanit dhe do të lidhë më mirë rrugët Nekibe Kelmendi, Richard Holbrooke dhe Xhevat Qena”, shkroi i pari i kryeqytetit.