Nisin përgatitjet për programin e ri me FMN’në

Ministri i Financave, Besim Beqaj, thotë se nesër do të fillojnë bisedimet me një delegacion monitorus të Fondit Ndërkombëtar për të nisur përgatitjet për një programin e ri me këtë institucion, pas përmbylljes së programit stand- by.

Lajme

14/01/2014 11:48

Ministri i Financave, Besim Beqaj, njoftoi sot për vizitën që delegacioni monitorues i Fondit Monetarë Ndërkombëtar do të zhvillojë në Kosovë gjatë ditëve të ardhshme në Kosovë.

Ky delegacion monitorues i FMN zbarkon nesër në Kosovën.

Ministri Beqaj njoftoi se do të fillojnë bisedimet për programin e ardhshëm me FMN`në.

Sipas tij, program i ri nuk do të jetë stand-by sepse nuk ka nevojë për mjete financiare.

“Dëshiroj t`ju njoftoj që nesër do të fillojë vizitën Fondi Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, një vizitë e cila është për të bërë njoftimin e Shefit të Misionit të ri i cili është emëruar pas përfundimit të z.Vigan dhe njëkohësisht për të filluar bisedimet për programin e ardhshëm të FMN`së”.

“Siç e dini më datën 20 dhjetor Bordi i Drejtorëve të FMN`së ka aprovuar përmbylljen e programit stant-by me FMN`në një program i cili ka qenë jo program i lehtë por një program i cili ka argumentuar që qeverisja dhe njëkohësisht menaxhimi financiar dhe politikat ekonomike në vend janë në nivelin më të mirë të mundshëm dhe që realisht një program i tillë është përfunduar me sukses jo në shumë vende tjera”.

“Njëkohësisht që nga nesër do të fillojmë përgatitjet për programin e ri, program i cili nuk do të jetë më stand-by sepse nuk kemi nevojë për mjete financiare pasi kemi një stabilitet të mjaftueshëm makro-financiar”.

“Por, do të jetë një program i cili do të adreson stabilitetin dhe pjekurinë e Institucioneve të Republikës së Kosovës, politikat ekonomike, orientimet tona strategjike dhe një program i cili do ta ruan bashkëpunimin për të dërguar mesazhin e mirë tek investitorët anë e kënd botës sepse bashkëpunimi me FMN`në është një çështje jashtëzakonisht e rëndësishme”.