Nisin përgatitjet për Akademinë Evropiane Verore të Muzikës

Kanë filluar përgatitjet e edicionit të pestë të European Summer Music Academy (ESMA) i cili do të mbahet në Gjakovë mes datave 08-17 korrik.

ShowBiz

27/06/2016 17:44

Akademia Evropiane Verore e Muzikës (ESMA) aktivitet kulturor artistik i ri në Kosovë por shumë i vlerësuar të cilit këtë viti do të përkrahë edhe Instituti Yunus Emre. Akademia po ashtu posedon përkrahjen e shteteve evropiane, ambasadave, organizatave kosovare dhe ndërkombëtare të larta.

Përveç artistëve turq në akademi do të marrin pjesë edhe akademikë, artistë e muzikantë nga vendet të ndryshme evropiane të cilët do të ju ofrojë kandidatëve mundësinë për të praktikuar në punëtori. Në akademinë e cila do të zgjatë dhjetë ditë artistët e rijnë do të kenë mundësin të njihen në mes veti po ashtu edhe me mysafirët pjesëmarrës. Brenda kësaj kohe do të punohet me këta nxënës më pastaj do të përzgjodhën më të mirët ku do të krijohet një klasë operës për të përmbyllur kështu akademinë me një koncert të përbashkët.

Sikurse në vitin 2015 Instituti Yunus Emre edhe këtë vit në akademinë ESMA do të sjell nga Turqia artisten Guloya Altay mësimdhënëse në Universitetin e Bilkentit në të njëjtën kohë edhe pjesë e orkestrës së simfonisë të Universitetit Bilkent. Sikurse në vitin e kaluar Altay edhe do të merr pjesë ne masterklasat verore edhe do të jetë e punësuar në koncertet e akademisë./lajm.net