Nisin hetimet për para të falsifikuara të dorëzuara në një bankë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka iniciuar një rast për falsifikim të parasë, pasi ekspertiza e kryer nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë ka konstatuar se 338 euro në kartëmonedha dhe monedha të ndryshme janë të falsifikuara. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është iniciuar më 3 qershor 2026 në konsultim me prokurorin kompetent, shkruan lajmi.net. Paratë…
Lajme
Policia e Kosovës ka iniciuar një rast për falsifikim të parasë, pasi ekspertiza e kryer nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë ka konstatuar se 338 euro në kartëmonedha dhe monedha të ndryshme janë të falsifikuara.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është iniciuar më 3 qershor 2026 në konsultim me prokurorin kompetent, shkruan lajmi.net.
Paratë e dyshuara ishin dorëzuar në polici më 8 gusht 2024 nga një zyrtare e një banke private në Prishtinë, pasi ishte ngritur dyshimi për autenticitetin e tyre.
Pas ekzaminimeve forenzike, është konfirmuar se bëhet fjalë për para të falsifikuara, ndërsa lidhur me rastin kanë nisur hetimet nga njësitet përkatëse policore. /Lajmi.net/