Nisin hetimet për defektin e djeshëm në Trepçë ku mbi 40 minatorë mbetën të ngujuar në minierë

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë kanë filluar hetimet në lidhje me rastin e djeshëm në Trepçë ku të ngujuar në minierë mbetën për disa orë mbi 40 minatorë. Sipas njoftimit të policisë theksohet se dy ankuesit meshkuj , një zyrtar dhe drejtori i Minierës së Trepçës kanë raportuar se si pasojë e këputjes…

Lajme

15/05/2026 09:45

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë kanë filluar hetimet në lidhje me rastin e djeshëm në Trepçë ku të ngujuar në minierë mbetën për disa orë mbi 40 minatorë.

Sipas njoftimit të policisë theksohet se dy ankuesit meshkuj , një zyrtar dhe drejtori i Minierës së Trepçës kanë raportuar se si pasojë e këputjes së një kabllo të rrufepritësit është shkaktuar një zjarr i cili dëmtoi në tërësi një trafo të rrymës duke e lënë pa rrymë minierën.

Si pasojë, lifti për bartjen e minatorëve doli jashtë funksionit dhe në minierë kanë mbetur 48 punëtorë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, Emergjenca dhe zjarrfikësit. Minatorët kanë dalë nga miniera në gjendje të mirë shëndetësore”.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”.

Në lidhje me këtë rast dje u deklarua edhe ministrja në detyrë, Artane Rizvanolli.

Madje ajo kërkoi që të hetohet e gjithë ngjarja për të ditur se si erdhi deri tek kjo prishje./Lajmi.net/