Nisin hetimet naj Jack Smith, ish-prokurorit të Hagës që ngriti aktakuzën ndaj Thaçit

Zyrtarët federalë amerikanë thonë se kanë hapur një hetim ndaj ish-këshilltarit të posaçëm Jack Smith, i cili drejtoi dy raste penale federale kundër Presidentit Donald Trump përpara se të jepte dorëheqjen nga posti i tij në fillim të këtij viti. Zyra e Këshillit Special konfirmoi për BBC se një hetim ndaj  Smith është duke u…

Lajme

03/08/2025 09:45

Zyrtarët federalë amerikanë thonë se kanë hapur një hetim ndaj ish-këshilltarit të posaçëm Jack Smith, i cili drejtoi dy raste penale federale kundër Presidentit Donald Trump përpara se të jepte dorëheqjen nga posti i tij në fillim të këtij viti.

Zyra e Këshillit Special konfirmoi për BBC se një hetim ndaj  Smith është duke u zhvilluar, por nuk pranoi të shtojë detaje të mëtejshme.

Smith u emërua si këshilltar i posaçëm në vitin 2022 për të hetuar keqpërdorimin e dyshuar të dokumenteve të klasifikuara nga Trump dhe përpjekjen e tij të dyshuar për të ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2020.

Siç raporton BBC, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm nuk ka autoritet për të ngritur padi penale kundër Smith, por mund të fillojë veprime disiplinore ose t’ia referojë gjetjet e saj Departamentit të Drejtësisë.

Jack Smith është gjithashtu edhe prokurori i Pokurorisë Speciale të Hagës që ngriti aktakuzat ndaj krerëve të UÇK-së

Ai kishte qenë prokuror i nivelit të lartë në Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së kur mori detyrën si kryeprokuror në Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë në shtator 2018 dhe kaloi dy vitet pasuese duke vazhduar hetimin e Thaçit dhe të tjerëve.

Ishte qershori i vitit 2020 kur Thaçi ishte rrugës për në Uashington me ftesë të presidentit Trump për t’u takuar me të dhe presidentin serb Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë në kuadër të dialogut.

E megjithatë, në po të njëjtën kohë, zyra e Smith kishte bërë të ditur se kishte ngritu aktakuzë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.