Nisi në SHBA, dominon në Azi

Interneti ka marrë hov kohëve të fundit, duke u shtrirë në çdo cep të botës. Mirëpo, nëse e shikojmë zanafillën, vërejmë se në vitin 1996, 66% e përdoruesve të tij ishin amerikanë. Shtatëmbëdhjetë vjet më vonë, Amerika është shtëpi për 13% të përdoruesve të internetit. Pjesa më e madhe e përdoruesve të internetit tani jetojnë…

Auto & Tek

09/11/2013 16:01

Interneti ka marrë hov kohëve të fundit, duke u shtrirë në çdo cep të botës. Mirëpo, nëse e shikojmë zanafillën, vërejmë se në vitin 1996, 66% e përdoruesve të tij ishin amerikanë. Shtatëmbëdhjetë vjet më vonë, Amerika është shtëpi për 13% të përdoruesve të internetit.

Pjesa më e madhe e përdoruesve të internetit tani jetojnë në Azi, e cila ishte ‘shtëpia’ e 42% të përdoruesve në vitin 2012.

Evropianët gjithashtu përbëjnë një pjesë të madhe të popullsisë botërore online, që përfaqëson 27% e të gjithë përdoruesve. Në grafik tregohet se si demografia e internet ka evoluar me kalimin e viteve.