Nisë takimi, LAN bisedon për pozitën e Kryeparlamentarit

Ka nisur takimi në mes të partnerëve të bllokut LDK-AAK-Nisma (LAN), ku pritet të diskutohet lidhur me mbarëvajtjen e seancës konstituive të Kuvendit.

Lajme

05/09/2014 15:37

Përfaqësues të partive, do të diskutojnë edhe për mundësinë e zgjedhjes së Kryeparlamentarit, pasi që ditëve të fundit kishte raportime në media se, LAN është duke e shqyrtuar mundësinë që të tërhiqet nga kërkesa për këtë pozitë.

Në kohën kur kanë mbetur rreth një javë nga seanca konstituive e 12 shtatorit, LAN ende nuk ka zhvilluar takime me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, për përafrimin e qëndrimeve dhe krijimin e ndonjë mundësie për bashkëqeverisje.