Nis verifikimi dhe numërimi i votave për kandidatë në 15 komuna, pasdite edhe në 23 komuna të tjera
Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se sot në 38 qendra do të zhvillohet procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë. Paraprakisht do të bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime. “Verifikimi dhe numërimi është planifikuar të fillojë paraditen e së hënës, në QKN-të e 15 komunave: Leposaviq,…
Lajme
Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se sot në 38 qendra do të zhvillohet procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.
Paraprakisht do të bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime.
“Verifikimi dhe numërimi është planifikuar të fillojë paraditen e së hënës, në QKN-të e 15 komunave: Leposaviq, Novobërdë, Obiliq, Shtime, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot, Mitrovicë e Veriut”,thuhet në njoftim.
Kurse pasditen e sotme, në ora 16:00, aktivitetet do të fillojnë në 23 komuna të tjera: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Skenderaj, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Malishevë.
“ Për fillimin e verifikimit/numërimit në të gjitha komunat dhe për të njoftuar për aktivitetet e KQZ-së pas ditës së zgjedhjeve, do të mbahet konferencë për media në orën 16:30, në QKN “1 Tetori” në Prishtinë”.
Pak orë më parë KQZ ka publikuar edhe të dhënat e fundit nga 100% i numërimit të votave të rregullta.
Nga ky rezultat doli se VV mori 42.91%, PDK 21.12%, LDK 17.58%, AAK 7.16% ./Lajmi.net/





