Nis takimi mes partnerëve të koalicionit për taksën, Mustafa: Po takohemi për kafe

Ka nisur takimi në mes të partnerëve të koalicionit qeveritar Isa Mustafës së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Albin Kurtit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lajme

28/02/2020 16:59

Takimi po mbahet në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Kreu i LDK-së Mustafa paraprakisht ka thënë se është takim për kafe me Kurtin.

Kurse, nënkryetarja e LDK, Vjosa Osmani që po e shoqëron Mustafën në takimi sqaroi se takimi ka të bëjë me gjetjen e modalitetit ose pajtimit mes anëtarëve të koalicionit rreth heqjes së tarifës 100 për qind.