Nis takimi mes krerëve të partive politike dhe Osmanit, pritet të caktohet data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme
Në Presidencën e Kosovës, ka filluar takimi mes të parës së shtetit, Presidentes Vjosa Osmanit dhe krerëve të partive politike në vend. Në këtë takim po marrin pjesë kreu i VV-së, Albin Kurti, kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku, Ramush Haradinaj nga AAK, Fatmir Limaj nga Nisma, kryetarja e Alternativës, Mimoza…
Lajme
Në Presidencën e Kosovës, ka filluar takimi mes të parës së shtetit, Presidentes Vjosa Osmanit dhe krerëve të partive politike në vend.
Në këtë takim po marrin pjesë kreu i VV-së, Albin Kurti, kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku, Ramush Haradinaj nga AAK, Fatmir Limaj nga Nisma, kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari Lilaj dhe Faton Peci nga Guxo si dhe disa nga partitë e minoriteteve.
Në këtë takim pritet që të caktohet data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Deri dje, si data të mundshme janë propozuar 21 apo 28 dhjetori, ndërsa Haradinaj sot ka thënë se mund të jetë 28 dhjetori apo 11 janari. /Lajmi.net/
