Nis takimi i Mustafës me kryetarët e degëve të LDK-së

Ka nis takimi i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa me kryetarët e degëve të kësaj partie.

Lajme

16/12/2019 15:18

Temë diskutimi me gjasë do të jenë zhvillimet e fundit politike me theks të veçantë bisedimet për marrëveshjen për bashkëqeverisje me VV-në.

Takimin më herët e kishte konfirmuar për lajmi.net, Safet Kamberi nga LDK-ja.

Ndryshe, edhe pse në media u raportua, as sot nuk do të ketë takim mes VV-së dhe LDK-së për negociatat për të arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje mes dy partive. /Lajmi.net/